
Futbollisti i Kombëtares Keidi Bare është zyrtarisht lojtari i ri i Espanyol në Spanjë. 23-vjeçai është larguar nga Malaga pasi klubi katalanas vendosi të paguntë 2 mln euro për kartonin e tij +1 në formë bonusesh.
Pavarësisht se ndryshoi skuadër Bare nuk do të ndryshojë kampionat, pasi Espanyol sezonin e fundit zbriti në Segunda Divizion. Megjithatë përfitimet personale të Bares do të rriten ndjeshëm, pasi për 4 vitet me Espanyol ai do të paguhet 2 mln euro, ndërkohë që te Malaga merrte 100 mijë euro në sezon.
Objektivi i Bares dhe Espanyol është rikthimi i menjëhershëm në La Liga.



