
Sindrit Guri është lojtari i dytë që largohet nga Kategoria Superiore në drejtim të kampionatit belg. Pas mesfushorit Kristal Abazajt që u transferua tek skuadra e Anderlehtit, është Sindrit Guri i “Kukësit” që do të vijojë karrierën e tij në Belgjikë. Ai është zyrtarizuar te skuadra e Ostende duke firmosur për tre vitet e ardhshme.



