
Largimeve të Sergio Ramos dhe Raphael Varanes duket se do ti bashkohen të tjerë elementë në këtë merkato. Fokusin e radhës e ka marrë Ferland Mendy për të cilin Real Madridi është i gatshëm të përfitojë me qëllimin e inicimit të aksioneve drejt prurjeve të reja në ‘’Santiago Bernabeu‘’. Sipas Transfermarkt, vlera e kartonit të francezit arrin 50 milionë eurot. Eksperienca e tij ka rezultuar në një nivel të kënaqshëm tek "Galaktikët", fakt që duket disi i çuditshëm në lidhje me vendimin e marrë nga krerët e klubit.
Megjithatë madrilenët mbeten në pritje të ofertave në drejtim të Ferland Mendy-s të cilat duhet të plotësojnë parametrat e vëna nga drejtuesit respektivë sepse në të kundërt do të gjenerohej një problematikë në kampin kryeqytetas e cila do të influenconte tek e ardhmja.
Rikthimi i Carlo Ancelottit pa dyshim ka ngjallur një entuziazëm shumë të madh sepse mbetet një ndër figurat më të suksesshme të trainingut, por duke ditur se konkurrenca ndërmjet skuadrave ashpërsohet me kalimin e kohës italianit të mirënjohur do ti duhet kohë për tu riadaptuar. 38 ndeshje dhe 2 gola nuk kanë rezultuar të mjaftueshme për ishi-n e Lyonit për të bindur në një skuadër që gjithmonë kërkon shtimin e trofeve në vitrinën e tejmbushur.
Një tjetër fakt i rëndësishëm dhe njëkohësisht përcaktues në këtë histori është deklarata e drejtuesve të "Los Merengues", të cilët janë të vendosur t'i përmbahen kërkesës në lidhje me largimin e Ferland Mendy-s .



