
Merkatoja e janarit do të jetë si gjithmonë shumë e rëndësishme për çdo ekip , sidomos ato të elitës. Në Premier League do të zhvillohet një supersfidë midis Manchester United dhe Arsenalit për Charles De Ketelaere, një element shumë cilësor i Atalantës.
Pas eksperiencës jo të mirë tek Milani, belgu e ka rikuperuar shpejt terrenin e humbur me ‘’ Mbretereshën ‘’ , një ndër më të mirët e Gian Piero Gasperinit.
‘’ Djajtë e Kuq ‘’ dhe ‘’ Topchinjtë ‘’ prej shumë vitesh tashmë janë distancuar nga titujt dhe kjo periudhë konsiderohet një prioritet, për të tentuar në pjesën e mbetur të sezonit arritjen e objektivave.
Ndërrimi i ambjentit konsiderohet një shans për të provuar veten dhe për zikaltërit përforcimi i arkave , pasi kemi të bëjmë me dy klube të fuqishëm në aspektin ekonomik.
Në sezonin aktual , Charles De Ketelaere deri më tani numëron 2 gola dhe 2 asiste në 7 sfida, të shoqëruara me një lojë impresionuese , e cila e ka bërë krenar numrin një të stolit dhe shumë shpejt është pasuar me interesin e ekipeve cilësore.



