
Dhjetë sezonet e zhvilluara me Tottenham Hotspurin, përshirë edhe aktualin vijojnë ta konsiderojnë Heung Min Son si një ndër më të mirët e Premier Leagues.
Koreano-jugori ka ditur të përshtatet pavarësisht ndryshimeve ndër vite tek ‘’ Spursat ‘’, një ekip tejet cilësor në kampionatin ku përfaqësohet por edhe në Europë.
Kontrata e 32 vjeçarit skadon në qershorin e 2026-tës, për të cilin ka shfaqur interes Manchester United.
Ishi i Bayer Leverkusenit tashmë është një lider në ofensivën e ‘’ Gjelave të Londrës ‘’, lojtar shumë i shpejtë, teknik dhe i aftë në driblime.

Prezenca e tij është një vlerë e shtuar në repartin e avancuar të kryeqytetasve dhe traineri i ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ Ruben Amorim e kërkon me ngulm në ‘’ Old Trafford ‘’.
S’do të jetë aspak e lehtë por gjithsesi krerët e 20 herë kampionëve të Premier Leagues janë shprehur të gatshëm për të bërë një ofertë bindëse pasi e kanë potencialin për t’ia arritur qellimit.
E ardhmja e Heung Min Son mund të ndryshojë ose jo, gjithmonë në varësi të negociatave ndërmjet palëve, duke patur parasysh edhe rëndësinë në 11-shen e formuar nga traineri Ange Postecoglou.
10 gola në 34 sfida janë statistikat e nxënësit të australianit, performanca e të cilit ka lënë për të dëshiruar, fakt që reflektohet me renditjen e Tottenham Hotspurit në kampionat, skuadër e cila ka avancuar për më tej në Europa League.



