
Alexander- Isak momentalisht është një ndër më të spikaturit në Europë në pozicionin ku aktivizohet.
Suedezi po mahnit në rradhët e Newcastle United, për të cilin Barcelona vijon të insistojë.
Sipas Jose Alvarez, gazetarit të ‘’ El Chiringuito ‘’ presidenti Joan Laporta thuhet se po planifikon transferimin e golashënuesit në ‘’ Camp Nou ‘’ gjatë merkatos së verës.
Numri një i kuq e bluve është i ndërgjegjshëm se kësaj skuadre i duhen të ardhura dhe zgjidhja e vetme është shitja e lojtarëve.

Konkretisht Robert Lewandowski, Frenkie de Jong apo Ronald Araujo mund ti japin lamtumirën ish fituesve të La Ligas dhe ishi i Real Sociedadit konsiderohet i duhuri nga Hansi Flick.
Për më tepër, fakti se në të kaluarën provoi veten në Spanjë do të thotë se e njeh shumë mirë Barcelonën dhe mund të rezultojë një avantazh për ofensivën.
Nuk do të jetë aspak e lehtë duke qenë se vlera e kartonit arrin 75 milionë eurot, e cila ka shënuar rritje në kohët e fundit.
Kontaktet e para kanë filluar dhe mbetet për tu parë se deri ku mund të arrijnë drejtuesit e Barcelonës në lidhje me 24 vjeçarin nordik.
19 gola në 28 sfidat e deritanishme tregojnë se kemi të bëjmë me një ndër sulmuesit më të rrezikshëm në qarkullim, i cili e meriton kalimin tek një ekip elite.



