
Ish-sulmuesi i Partizanit, Caleb Ekuban po përgatitet për të bërë një hap të madh në karrierë. Ganzei është shumë afër kalimit në Serie A. Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoweb”, Ekuban është në bisedime me skuadrën e Genoa.
Sulmuesi e shikon me sy të mirë një kalim në Serie A dhe për këtë arsye shpreson që marrëveshja të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur. Media italiane ka mësuar se po punohet të arrihet një marrëveshje për 2 milionë euro që do të shkojnë në arkat e turqve të Trabzonspor që zotëron kartonin e lojtarit.
Ndërkohë thuhet që Ekuban pritet të përfitojë rreth 1 milion euro në sezon në rast se në marrëveshje për kalimin e tij te Genoa arrihet. Kujtojmë se Ekuban ishte pjesë e Partizanit në sezonin 2016-2017, ku tregoi paraqitje të shkëlqyera në Superiore dhe më pas kaloi te anglezët e Leeds United, ku qëndroi deri në 2019, kur u bashkua me Trabzonspor.



