
Dështimi në Champions League dhe në Serinë A gjatë këtij sezoni është konsideruar i mjaftueshëm nga drejtuesit e Juventusit për të deklaruar përfundimin e etapës së Andrea Pirlos në pankinë . Rindërtimi i ekipit është duke bërë hapa shumë të favorshëm drejt rikuperimit të suksesit të mëparshëm dhe në orbitën e bardhezinvje ka nisur të qarkullojë emri i Hans Dieter Flick . Filozofia e kryesuesit të Serisë A në lidhje me titujt është gjithmonë pozicionimi ndër më të mirët , fakt që nuk ka mundur ta shpalosë në Uefa Champions League , kompeticion në të cilin ka luftuar prej vitesh por pa sukses . Presidenti Andrea Agnelli ka deklaruar se do ti marrë të gjitha kartat në shqyrtim për ta ripozicionuar Juventusin aty ku e meriton dhe kështu të shtojë kreditet e munguara në drejtim të ngritjes për herë të tretë të trofeut më të rëndësishëm në Europë .
Lajmi i largimit nga Mynihu në fundin e sezonit e ka gëzuar pa masë Juventusin por duhet të tregohet pragmatik në tratativat vijuese sepse emri i 56 vjeçarit është lidhur edhe me drejtimin e Gjermanisë. Sistemi i lojës së praktikuar nga Hans Dieter Flick kosiderohet si shumë interesant sepse është i përqëndruar në presionin nga krahët dhe këmbnguljen e vazhdueshme për finalizimin e aksioneve me gol duke i bërë kundërshtarët që të vihen në vështirësi për tu përballur me sulmin e furishëm në këtë rast të Bayern Munchen .
Për më tepër traineri nga Heidelberg nuk e shkëput asnjëherë fokusin nga zbulimi i talentëve me qëllimin për ti dhënë më tepër larmi funksionimit të skuadrës . Me këtë interes vlerat nga të cilat karakterizohet ishi i Hoffenheim jo vetëm që përforcohen por ia shtrojnë rrugën për të provuar një kampionat ndryshe me skuadrën më të mirë të tij.



