U bë i njohur për fanellën e Messi-t me qese, djaloshi afgan: Më ndihmoni të largohem

U bë i njohur për fanellën e Messi-t me qese, djaloshi afgan: Më ndihmoni të largohem

Murtaza Ahmadi, djaloshi afgan, i cili u bë i njohur për të gjithë në vitin 2016, kur imazhi i tij me fanellën e Leo Messi-t të bërë nga një qese plastike, tashmë dëshiron të largohet nga Afganistani, pasi thotë se jeton me frikë nga talebanët.

Murtaza është 10 vjeç dhe tashmë jeton në Kabul, pasi familja e tij u arratis pasi talebanët sulmuan fshatin e tyre. Megjithatë edhe në kryeqytet frika e madhe ekziston. Duke folur për agjencinë e lajmeve “Efe”, djaloshi 10-vjeçar u shpreh se nuk del nga shtëpia, pasi është i tmerruar nga talebanët.

“Unë jam i bllokuar në shtëpi dhe nuk mund të dal, sepse jam i tmerruar nga talebanët. Dua të largohem në një vend të sigurt larg Afganistanit. Ju lutem më shpëtoni nga kjo situatë”, tha Murtaza.

Djaloshi dhe familja e tij i përkasin pakicës Hazara Shia, e cila po përndiqet nga talebanët dhe motra e tij 22-vjeçare, shpjegoi kërcënimet me të cilat po përballen.

“Çfarë do të ndodhë me ne?! Ne tashmë jemi nën kërcënim. Tashmë nuk kemi policë ose ushtarë që të na mbrojnë dhe sa herë që bie dera, Murtaza mendon se janë talebanët dhe vrapon drejt meje ose nënës sime për t’u fshehur”, tha Mahdia Ahmadi.

Fama e fotove virale të Murtaza bëri që ai të takonte idhullin e tij, Messi-n, por familja e tij shpjegoi se kjo i solli telashe kur u kthyen në Afganistan nga Katari pasi njerëzit menduan se u ishin dhënë para. Ata morën kërcënime dhe madje kishin frikë se djali do të rrëmbehej.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy