“Goga Basket” fiton Kupën e Shqipërisë

“Goga Basket” fiton Kupën e Shqipërisë

Goga Basket fiton për herë të parë në historinë e saj trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Lojtarët e trajnerit, Afrim Bilali, munden në ndeshjen finale të zhvilluar në sallën “Feti Borova” Vllazninë e Shkodrës me rezultatin 80-70.

Shkodranët udhëhoqën dy periodat e para duke shkuar deri në 10 pikë diferencë.

Reagimi i lojtarëve të Gogës erdhi në dy periodat e fundit dhe triumfuan duke i bërë një hapje fantastike vitit 2020.

Pas titullit kampion të fituar në edicionin e fundit, ky trofe i fituar tregon se për momentin ata janë skuadra më e fortë.

Pas ndeshjes, Alban Xhaferi, president i Vllaznisë, tha për TvT se mbeti i kënaqur nga loja e skuadrës dhe lufta do të vijojë më e fortë në kampionat.

Ndërsa trajneri Bilali theksoi se me grupin e lojtarëve që ka në dispozicion nuk e mendonte për asnjë moment humbjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy