Ronald Araujo, afër largimit nga Barcelona

Ronald Araujo, afër largimit nga Barcelona

Me mbërritjen e Hansi Flickut në ‘’ Camp Nou ‘’, e ardhmja e Ronald Araujos është vënë seriozisht në dyshim.

 Uruguajani vijon të ndihet jo komod tek Barcelona, i cili ka patur një rivalitet të ashpër me Pau Cubarsi, Andreas Christensen, Inigo Martinez dhe Erick Garcian. 

Natyrisht 26 vjeçari ka kërkuar protagonizëm, të cilit i përfundon kontrata në 2013-shin. 

Një statistikë e rëndësishme është se vlera e kartonit të tij do të shënojë rënie të konsiderueshme në merkaton verore, konkretisht nga 1 miliardë euro në 65 milionë euro. 

Ky fakt i jep mundësinë pretendentëve ta kenë shumë më të lehtë arritjen e objektivit dhe sipas ‘ EstadioDeportivo ‘, gjatë merkatos së janarit drejtuesit e Juventusit u interesuan për ishi-n e Boston River. 

Mirëpo, pritet një tjetër ofensivë nga e ashtuquajtura ‘’ Zonja e Vjetër ‘’, shtuar edhe disa ekipe në Premier League.

 Pas gjashtë vitesh në Katalunjë, Ronald Araujo shumë shpejt mund ti japë fund eksperiencës me ‘’ Los Cules ‘’, një ekip që ka ndryshuar nën drejtimin e Hansi Flickut dhe besohet se do të jetë një ndër pretendentët më seriozë sezonin vijues për të fituar titujt e rëndësishëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy