
Shqipëria e ka mbyllur në disavantazhin e 5 golave, pjesën e parë ndaj Anglisë në "Wembley". Kuqezinjtë e Rejës janë shpërfytyruar nga anglezët, të cilët kanë qenë dominues gjatë gjithë 45 minutave të para.
Maguire në minutën e 8, Henderson në minutën e 28 dhe tripleta e Harry Kane në minutat 18, 33 dhe 46, kanë bërë që Anglia ta mbyllë në avantazh të 5 golave pjesën e parë.
Sikur të mos mjaftonte rezultati, Shqipëria ka humbur edhe 2 lojtarë shumë të rëndësishëm për shkak dëmtimi, si Bare dhe Kumbulla.



