Gabriel Jesus, opsion për sulmin e Atletico Madridit

Gabriel Jesus, opsion për sulmin e Atletico Madridit

Duke qenë se jemi afër merkatos së verës, e ardhmja e Gabriel Jesus mund të rezultojë larg ‘’ Emirates ‘’.

Për brazilianin flitet se mund të largohet nga Arsenali, për të cilin fillimisht shfaqi interes Juventusi dhe tanimë Atletico Madridi.

 

Drupal Ad

 

‘’ Los Colchoneros ‘’ janë një pretendent serioz për ishi-n e Manchester City-t, i cili nëse do të vendosë për tu transferuar në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ do të bëhej pjesë e një ekipi tejet ambicioz.

Megjithatë, edhe të tjerë kandidatë janë në listë, të cilët shpresojnë në firmosjen me golashënuesin për të cilin sezoni akual ishte i teti në kontinentin e vjetër dhe i dyti tek ‘’ The Gunners ‘’.

Rivaliteti do të jetë i ashpër për 27 vjeçarin nga Sao Paolo, lojtar i cili ka gjetur në 8 raste rrugën e rrjetës në 23 sfidat e sezonit aktual me të quajturit ndryshe ‘’ Topchinjtë ‘’.

La Liga mbetet një ndër kampionatet më prestigjozë të Europës dhe natyrisht ‘’ Los Rojiblancos ‘’ shquhen si një ekip shumë kompetitiv, në Spanjë dhe Champions League falë përkushtimit dhe ambicjes së pakufijshme të Diego ‘’ El Cholo ‘’ Simeones.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy