Rrjedha e ngjarjeve në lidhje me transferimet e janarit tek Liverpooli ka ndryshuar krejtësisht në orët e fundit .
‘’ The Redsat ‘’ janë tërhequr nga tre alternativa për fuqizimin e skuadrës sepse mendojnë se nuk mund të konkurrojnë me lojtarët aktualë për një vend titullari .
Sipas ‘ Liverpool Echo ‘ Declan Rice , Jude Bellingham dhe Kalvin Philipps nuk mund ta fitojnë garën me brazilianin Fabinho i cili konsiderohet një lojtar i pazëvëndësueshëm nga Jurgen Klopp dhe me këtë vendim ish kampionët e Premier League kërkojnë ti ruajnë energjitë për të ndërhyrë në një moment të dytë në merkato .
Sipas gjermanit, merkatoja e verës mund të gjenerojë ndryshimet e pritura në ‘’ Anfield Road ‘’ sepse është i bindur se të besuarit e tij mund ta përballojnë me sukses fazën e dytë të sezonit e cila do të përcaktojë shumë për këtë Liveprool që është distancuar me titujt dhe përgatitjet për rikthimin e fuqishëm në elitë kanë nevojë për më tepër kohë dhe gjigandët e Anglisë kanë preferuar të mos nguten për të evituar gabimet gjatë rrugës .
Sigurisht që me një trainer si Jurgen Klopp çdo skuadër do të tregohej pragmatike me objektivin e përpunimit siç duhet të ideve dhe më pas të qëllojnë siç duhet në shenjë për transferimet vijuese .



