
Xhevdet Zeka, analist sportiv, komentoi në emisionin “SportZone” në MCN TV, paragjykimet e para për trajnerin e ri të Kombëtares, Silvinjo.
Zeka tha se nuk duhet të paragjykohet një trajner, që ende nuk ka nisur nga puna. Ai deklaroi se FSHF di se çfarë do dhe çfarë sjell, referuar eksperiencës që kanë.
Besoj te kualifikimi në Europian. Grupi është shumë i mirë, ekipi shumë i mirë, Federata në kushte të mira. Besimi që shkojmë në Europian, duhet të bëhet më serioz, më pak me këmbë në tokë. As duhet ta paragjykojmë, as duhet të fluturojmë. Nuk mund të japim parashikime pa e parë si punon. Vjen në trajning me emra të mëdhenj, këto janë tregues të një besimi pozitiv. E rëndësishme është që është besnik i skemës 4-3-3, ne këtë e simpatizojmë.
Ta paragjykosh që ditën e parë, një njeri që sa ka ardhur, nuk pranohet. Mos harrojmë se përvoja e Federatës me Dukën, është shumë e madhe dhe me objektiva të qarta. E dinë ccfarë duan dhe çfarë sjellin. Duam që Silvinjo të na sjellë atë futbollin brazilian.
Zeka u shpreh se shqiptarëve mund t’i bësh shumë ndere, por nëse nuk i plotëson diçka, atë të mbajnë mend.
Shqiptarëve mund tu bësh 100 ndere, por një nder mos iu bësh, ata të vërsulen dhe atë mbajnë mend. Ka njerëz të betuar, ku çfarëdo që të bëjë Federata, ata do e gjejnë të zezën në gjithë atë fushë të bardhë. Ka të tjerë që janë të mpleksur në interesat e tyre, si qejf mbetje apo gjera të vogla.



