Sjellje e pahijshme ndaj tifozëve, Dinamo dënon mesfushorin

Sjellje e pahijshme ndaj tifozëve, Dinamo dënon mesfushorin

Dinamo ka njoftuar se klubi ka dënuar me gjobë mesfushorin Sabien Lilaj. Shkak për këtë është bërë sjellja e pahijshme e lojtarit ndaj tifozëve, në përfundim të ndeshjes me Kukësin.

Ka qenë vetë presidenti Ardian Bardhi, që menjëherë pasi është njohur me gjestin e lojtarit, ka vendosur të marrë masa ndaj tij.

Klubi i Dinamos i ka kërkuar falje tifozëve, ndërsa të njëjtën gjë ka bërë edhe Lilaj ndaj klubit.

Në mbledhjen e ditës së sotme,

Futboll Club Dinamo bën me dije se ka marrë masa administrative dhe financiare ndaj lojtarit Sabien Lilaj, për shkak të sjelljes së tij të pahijshme ndaj tifozëve në përfundim të ndeshjes me Kukësin.

Me porosi të veçantë të presidentit Adrian Bardhi, klubi ka shqyrtuar sjelljen aspak dinjitoze të lojtarit karshi tifozëve, duke e dënuar me forcë atë. Bëjmë me dije se askush nuk mund të shkelë mbi të drejtën e tifozëve. Klubi Dinamo ka marrë masa ndaj lojtarit dhe u kërkon publikisht ndjesë tifozëve dhe grupimit “Blue Boys”, të cilët janë energjia dhe lojtari i 12-të i skuadrës.

Lojtari Sabien Lilaj ka kërkuar ndjesë për veprimin e tij dhe ka premtuar se do të bëjë të pamundurën për të ndihmuar ekipin në këtë situatë të vështirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy