
Pas Interit dhe Manchester United, edhe Bayern Muncheni ka ndezur motorrët për Guido Rodriguez.
Preferenca e drejtuesve të bavarezëve vijon të jetë Joao Palhinha por nëse s’do t’ia arrijnë qëllimit, argjentinasi konsiderohet ideali për mesfushën.
Kampioni i botës me ‘’ Albicelestët ‘’ prej pesë sezonesh aktivizohet tek Real Betisi, një referent tashmë në 11-shen e Manuel Pellegrinit.
Flitet se vlera e këtij operacioni mund të arrijë 20 milionë eurot, një shifër lehtësisht e përballueshme, si nga ‘’ The Red Devilsat ‘’ ashtu edhe nga rekordmenët e Bundesligës.
158 sfida me ‘’ Los Verdiblancos ‘’ numëron 29 vjeçari, i cili besohet se do ti vlerësojë me detaje pretendentët, të cilët ofrojnë mundësinë për të fituar tituj në të ardhmen dhe gjithashtu e bëjnë diferencën në aspektin ekonomik.
Duhet kujtuar se Guido Rodriguez që nga 1 janari i 2025-sës do të jetë i lirë për të negociuar me cilindo klub që dëshiron dhe duke iu referuar paraqitjeve me Real Betisin, parashikohet se e ardhmja do të jetë larg ‘’ Benito Villamarin ‘’.



