Federico Chiesa, në dyshim e ardhmja tek Juventus

Federico Chiesa, në dyshim e ardhmja tek Juventus

Në sezonin e fundit është përfolur shumë e ardhmja e Federico Chiesas.

Sipas rrjedhës së ngjarjeve, sulmuesi mund ti vërë pikën eksperiencës me Juventusin, për të cilin natyrisht pretendentët asnjëherë nuk kanë munguar.

Kryesisht në Premier League do të zhvillohet një sfidë e fortë për golashënuesin ndërmjet Arsenalit, Chelseat dhe Newcastle-s.

Derbi londinez në çdo merkato ka prodhuar shumë emocione por nga bardhezinjtë duhet patur kujdes për arsye se momentalisht janë ekipi më i pasur i botës.

 

Drupal Ad

 

 

 

26 vjeçari numëron katër sezone me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’, shumë problematik për çdo rival.

Një interes i tillë duhet të analizohet me kujdes pasi bëhet fjalë për një ndër kampionatet më prestigjozë të Europës, objektiv i shumë lojtarëve cilësorë.

Duke qenë se pretendentët shquhen për aspektin ekonomik, drejtuesit e torinezëve duhet të përfitojnë për të mbushur arkat dhe të hidhen në sulm për arritjen e objektivave gjatë merkatos së verës.

E kaluara vijon të jetë shumë larg për juventinët, pavarësisht se në sezonin aktual nuk dolën me duar bosh, ekip i cili e fitoi Kupën e Italisë kundër Atalantës.

10 gola dhe 2 asiste në 37 ndeshje është kontributi i Federico Chiesas në këtë sezon për ish rekordmenët e Serisë A, të cilin e presin sfida të vështira në vijimësi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy