“Nuk duan titullin, por Europën”, Thoma: Skuadrat shqiptare të marrin shembull Laçin

“Nuk duan titullin, por Europën”, Thoma: Skuadrat shqiptare të marrin shembull Laçin

Gazetari Kristo Thoma, thotë se skuadrat shqiptare duhet të jenë më të përgjegjshme, në përfaqësimin që bëjnë në Europë, pasi është sakrifica e një sezoni.

Në studion e emisionit “Skaner” në MCN TV, Thoma deklaroi se Laçi është një skuadër eksperte në Europë dhe duhet marrë shembull nga të tjerët.

Sipas tij, kurbinasit bëjnë llogaritë dhe e dinë ku është përfitimi, ndërsa shton me batutë se bardhezinjtë nuk e duan titullin, por vetëm të shkojnë në Europë.

Nuk është puna se u eliminua Partizani, por mënyra sesi u eliminua sjell më shumë keqardhje. Skuadrat tona investojnë dhe luajnë një sezon të tërë për kupat e Europës, sepse aty është fitimi. Janë dy ndeshje, ku mund ta dyfishojnë shumën dhe këtu skuadrat tona duhet të jenë më të përgjegjshme, për të dyfishuar punën e të gjithë sezonit. Kam shumë pikëpyetje sesi mund të funksionojë më mirë kjo punë.

Gropat e largimeve në mesfushë te Laçi janë të mëdha. Laçi është një skuadër eksperte në Europë, nga skuadrat shqiptare. Janë kualifikuar vazhdimisht në kupat e Europës nga kampionati. Gati-gati, mua më duket sikur nuk duan ta fitojnë kampionatin, duan vetëm të kualifikohen në Europë. Është një skuadër me letër dhe laps në dorë, që bën llogaritë shumë mirë.

Është një nga skuadrat që ende po përfiton nga lojtarët që i ka shitur para disa vitesh. Klubi e di ku përfitohet. Laçi tashmë turin e parë duket sikur e ka detyrim për ta kaluar dhe për të vazhduar më tej. Ky është shembulli sesi klubet shqiptare duhet të punojnë brenda mundësive. Skuadrat shqiptare duhet të kuptojnë se është sforco e madhe për tu kualifikuar në kupat e Europës, por jo për të marrë pjesë vetëm në një tur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy