Carlos Tevez  në radarët e Milanit

Carlos Tevez në radarët e Milanit

Milani vijon të besojë akoma në aftësitë e lojtarëve që lanë gjurmë në të kaluarën në futbollin më spektakolar të planetit dhe sipas ‘ The Sun ‘  kërkon të rikthejë Carlos Tevezin në kontinentin e vjetër .

Argjentinasi shijoi eksperienca të mrekullueshme në tokën e premtuar  duke filluar me West Ham United e më pas tek Manchester United , Manchester City dhe së fundmi tek e ashtuquajtura ‘’ Zonja e Vjetër ‘’.

Periudha 2 vjeçare në Scudetto ka marrë një rëndësi të veçantë dhe tanimë me 38 vite mbi supe dhe një hap larg tërheqjes nga futbolli, përsëri të mëdhenjtë vijojnë të trokasin në derën e ishi-t të Boca Juniors.

Filozofia e Stefano Piolit po përsëritet sepse italiani ka besuar fuqimisht edhe tek aftësitë e Zlatan Ibrahimovich pasi i ka vënë theksin eksperiencës, sigurisht të ndërthurur me talentin për ti shëndërruar kuqezinjtë në një rival tejet të frikshëm, të aftë për të fituar trofe në të ardhmen .

Legjenda e ‘’ Los Xeneises ‘’ pretendohet edhe në Major League Soccer dhe aktualisht po vijon bisedimet me disa ekipe të njohura por Europa po e thërret përsëri sepse nuk e ka harruar asnjëherë kontributin e dhënë nga ky sulmues që s’dorëzohet asnjëherë.

Aktualiteti i ‘’ Djallit ‘’ meriton një vëmëndje maksimale sepse ka rikuperuar shumë terren në lidhje me të kaluarën dhe po rifiton vlerat për tu përfaqësuar edhe në Champions League , kompeticion me shumë kërkesa por që Milani e njeh shumë mirë sepse gëzon shtatë trofe të fituar.

 Megjithatë rikthimi në Europë , s’do të jetë vetëm drejt Italisë sepse ka vendosur të ketë një takim edhe me Antonio Conten dhe zërat për një kalim të mundshëm tek Tottenhami kanë filluar të qarkullojnë pavarësisht se kjo çështje konsiderohet shumë larg të mundurës edhe pse surprizat nuk mund të shmangen.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy