
Gjatë katër sezoneve tek Roma për Paulo Dybalan sigurisht janë interesuar disa ekipe.
Argjentinasi ka lënë gjurmë duke filluar nga Palermo, Juventusi dhe tashmë ‘’ Verdhekuqtë ‘’, i cili gjatë orëve të fundit ka refuzuar Boca Juniorsin.
31 vjeçari ka për qëllim vijimin në ‘’ Olimpico ‘’ dhe kryesisht në kontinentin e vjetër, duke qenë se beson se i mbetet edhe shumë rrugë për të bërë.
Presidenti i kryeqytetasve Dan Friedkin ka menduar rinovimin e kontratës me asin kordobez, në sajë të kontributit të dhënë, i cili e përfundon atë në qershorin e 2026-tës.
Ndërkohë, tifozeria e zjarrtë e ‘’ Los Xeneises ‘’ shpreson tek një transferim i ‘’ La Joyas ‘’ në ‘’ La Bombonera ‘’ ç’ka do të theksonte fillimin e një etape në një ndër kampionatet më kompetitivë të Amerikës së Jugut.
Do të jetë shumë e vështirë që ta bindin kampionin në fuqi të botës me ‘’ Albicelestët ‘’, i cili vlerësohet nga Gian Piero Gasperini për eksperiencën, kontributin dhe aftësitë në metrat e fundit.
Paulo Dybala është i ndërgjegjshëm se e ardhmja është tek Roma, ekip me shumë traditë, ish fitues i Conference Leagues në të shkuarën nën drejtimin e Jose Mourinhos.
Ambicjet e tij janë shumë të mëdha dhe shpreson të fitojë trofe me Romën.



