Mirlind Daku, po shkëlqen në Slloveni, aty ku aktivizohet me skuadrën e Mura.
Sulmuesi i Kosovës, shkëlqeu këtë të shtunë, teksa ishte protagonist absolut në fitoren 4-2 të skuadrës së tij ndaj ND Gorica.
Këta të fundit e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-2, ndërsa në të dytën u shfaq Daku vendimtar.
Ish-sulmuesi i Kukësit, shënoi tre herë në minutat 53, 55 dhe 69, për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.
Me këtë tregolësh të shënuar sot, Daku shkon në kuotën e 18 golave në kampion, në 32 ndeshje të zhvilluara.



