
Kastrioti ka fituar duelin direkt për mbijetesë, teksa ka mposhtur minimalisht Dinamon.
Krutanët i janë falur një goli të Adolf Selmanit në minutën e 70-të. 3 pikë të arta për skuadrën e Çelës, që tashmë hedh një hap të sigurt drejt mbijetesës. Pavarësisht rasteve për shënim, Dinamo nuk ia doli dot të gjente golin.
Pas ndeshjes së sotme, Kastrioti mban vendin e 6-të me 34 pikë, ndërsa duket se për Dinamon nuk ka shpëtim, pasi mbajnë vendin e parafundit me 23 pikë dhe Kategoria e Parë, duket edhe më pranë tani.



