Shitja e Griezmann, FIFA mund të bllokojë merkaton e Barcelonës (VIDEO)

Shitja e Griezmann, FIFA mund të bllokojë merkaton e Barcelonës (VIDEO)

E ardhmja e Antoine Griezmann pritet që të zyrtarizohet përpara nisjes së Kampionatit Botëror që do të startojë pas 11 ditësh në Rusi.

Skuadra që po këmbëngul për të marrë shërbimet e mesfushorit francez është Barcelona që është gati t’i paguajë Atletikos së Madridit 100 milionët e klauzolës, por i gjithë problemi ka të bëjë me kohën, kur kanë nisur bisedimet mes katalanasve dhe lojtarit francez.

Blaugranët dyshohen se kanë nisur bisedimet me Atletikon në tetorin e kaluar dhe sipas rregullave të FIFA-s, nuk lejohet pasi asnjë klub nuk mund të futet në bisedime me një lojtar më parë se 6 muaj nga skadimi i kontratës së tij dhe për më tepër pa lejen e klubit ku bën pjesë.

Në rastin e Griezmanit, kontrata skadon në vitin 2022. Presidenti Bartomeu ka pohuar se Grizman dhe agjenti i tij kanë pasur kontakte me drejtuesit katalans tetorin e kaluar. Për këtë arsye, FIFA ka hapur hetimin për të qartësuar gjithçka. Barcelona rrezikon shumë që t’i bllokohet merkatoja. Kurse Grizman rrezikon një skualifikim prej 4-6 muajsh. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy