Humbja me Egnatian, Devolli: Dukej si ndeshje Kategorisë së Dytë, ishim të vegjël

Humbja me Egnatian, Devolli: Dukej si ndeshje Kategorisë së Dytë, ishim të vegjël

Trajneri i Kukësit, Bledar Devolli, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij u mposht minimalisht nga Egnatia.

Devolli deklaroi se skuadra e tij duhet të ndryshojë fytyrë, ndërsa shtoi se sot ishin të vegjël në fushë. Sipas tij, ndeshja dukej si në Kategorinë e Dytë, referuar mungesave.

Humbja është gjithmonë e dhimbshme. Ajo që nuk më pëlqeu sot ishte që u bëmë shumë të vegjël. Nuk sakrifikuam dhe nuk bëmë ato të ndeshjeve të kaluara. E kishim përgatitur ndeshjen ndryshe. Ndoshta edhe goli i shpejtë na bëri që të biem nga ana psikologjike. As dëshirë nuk pashë sot, se rregull nuk kishte sot është e sigurt. Duhet të ndryshojmë fytyrë duke filluar nga ndeshja e Kupës. Besojmë të mbijetesa. Presim të na kthehet ndonjë futbollist këtë javë pasi kemi mungesa. Që nga nesër nisim punën me seriozitet me detyra dhe rregulla pasi pastaj bëhesh i vogël.

Salamin e nxorëm, por lëvizjet e tjera nuk ishin ato që punojmë me kombinime. Nuk funksionoi. Nuk ishte lojë efektive, nuk ka mundësi. Ndeshje e Superligës që dukej si e Kategorisë së Dytë, vetëm shtrirje dhe vonesa.

Ne do ja bëjmë hyzmetin edhe Kupës dhe mbijetesës. Do eliminojmë gabimet që kemi bërë. Dua dëshirë dhe agresivitet në fushën e lojës. Kjo më mërzit më shumë. Rezultatin e di ai lart, nuk e dimë ne. Ne kemi në dorë të bëjmë gjërat drejtë. Kjo më mërziti më shumë sot pasi nuk i bëmë gjërat drejtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy