Zgjidhet çështja e borxheve, Vllaznia mund të licencohet për Kupat e Europës

Zgjidhet çështja e borxheve, Vllaznia mund të licencohet për Kupat e Europës

Zgjidhet çështja e borxheve, Vllaznia mund të licensohet për Kupat e Europës
Tifozët e klubit të Vllaznisë nuk duhet të shqetësohen më për licensimin e klubit në Kupat e Europës. Çështja e cila e pengonte, borxhet, janë zgjidhur nga kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi. Kjo e fundit me anë të një postimi ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me Drejtorinë Rajonale Tatimore të Shkodrës për sigurimet shoqërore dhe tatimore në vlerën 39,166,600 lekë.

Njoftimi i Voltana Ademit

“Dua të jap një lajm shumë të mirë për të gjithë tifozerinë.
Të premten kemi realizuar pagesën e detyrimeve për sigurimet shoqërore dhe tatimore në vlerën 39,166,600 lekë, kusht për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet Klubit të Futbollit “Vllaznia” dhe Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër.
Kjo u realizua në sajë të bashkëfinancimit ndërmjet Bashkisë Shkodër, Sponsorin z. Alban Xhaferi - AlbaPhoto shpk - distributor i autorizuar i Fujifilm per rajonin, dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.
Falenderoj të gjithë tifozerinë, shkodranët anekënd, shqiptarët që ndjekin Vllazninë në mbarë botën!
Falenderoj për bashkëpunimin Z. Xhaferi, Federatën Shqiptare të Futbollit, dhe për gatishmërinë Z.Agron Hasanaj Drejtoria Rajonale Tatimore Shkodër”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy