Newcastle  nuk ka të ndalur

Newcastle nuk ka të ndalur

Newcastle United ka nisur një tjetër epokë në histori gjatë të cilës parashikohet se do të befasojë .

Me të marrë fronin e  bardhezinjve , sheikët arabë kanë hapur thesin dhe nuk kanë kursyer asgjë nga potenciali që disponojnë për ti  garantuar një të ardhme ndryshe anglezëve.  ‘’ Las Urracas ‘’ po shijojnë një eksperiencë të paimagjinuar më përpara sepse janë mbështetur fuqimisht nga miliarderi  Yasir Al- Rumayyan i cili pretendon të arrijë majat.

Me hapat e deritanishëm nuk përjashtohet fakti se mund të kemi një risi në botën e futbollit sepse sipas ‘’ The Sun ‘’ Newcastle United kërkon të jetë lider absolut veçanërisht në Premier League për të hedhur pas krahëve dështimet e të kaluarës .

Listës së gjatë çdo ditë i shtohen elementë që kanë bërë mirë deri më tani  dhe së fundmi  Steve Bruce ka deklaruar 5 lojtarë të tjerë . Renditja fillon me Paul Pogba .  Cështja e rinovimit me ‘’ Djajtë e Kuq “  e ka mbushur kupën sepse francezi  nuk i ka vënë ende pikat mbi i me drejtuesit e ‘’ The Red Devilsave ‘’ duke rrezikuar  vijimin në ‘’ Old Trafford ‘’.

Ishi i Juventusit  pasohet nga   Marco Asensio . Mesfushori  është penalizuar shumë nga dëmtimet të cilat kanë influencuar në  vendimet e Carlo Ancelottit.

Projekti i Newcastle United duket shumë ambicioz dhe për 25 vjeçarin mund të rezultojë determinant për të udhëtuar drejt  “ St James ‘Park “  . Megjithatë s’duhet të anashkalohen  as emrat e talentëve që kanë filluar të spikasin  . Rasti i Gavi është një ndër ta  , mesfushor që vetëm me 17 vite mbi supe ka ditur të gjejë me meritë vend tek Barcelona .

Spanjolli cilësohet ndër më të shquarit e dalë nga akademia e ‘ La Masias ‘ dhe  tekniku Steve Bruce po e ndjek me kujdes . Nga lista nuk përjashtohet as Declan Rice për të cilin interesohen  Manchester United me Chelsean .

Së fundmi perla e West Hamit  ka deklaruar se do të largohet nga ‘’ The Hammers ‘’ . 22 vjeçari e ka konsoliduar pozicionin e tij, fakt që demostron se merkatoja e dimrit apo ajo e verës do të shënojnë fundin e eksperiencës me West Ham United .

Lista mbyllet me Moussa Diaby .  Anësori i Bayer Leverkusen ka shkëlqyer në Bundesligë dhe Uefa Europa League duke i  ndihmuar ‘’ Aspirinat ‘’ të cilët aktualisht konsiderohen  rivali për tu mundur   .

4 gola dhe 1 asist në 7 ndeshjet e para e kanë bindur  Steve Bruce-n sepse premton shumë për të ardhmen . Duhet pritur se çdo të ndodhë në merkaton vijuese por skenari i deritanishëm ia rrit kreditet  Newcastle United për arritjen tek suksesi.

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy