
Ata nuk e kanë lënë kombëtaren në asnjë rast vetëm, madje kërkuan që edhe në përballjen e sotme kundër Anglisë të ishin në stadiumin ‘Air Albania’, por kjo kërkesë u hodh poshtë nga Komiteti i Ekspertëve.
Gjithsesi ‘Tifozat Kuqe E Zi’ kanë bërë çmos për t’i dhënë një mesazh sot Kombëtares se drejtuar nga Edy Reja dhe gjithë dashamirësve të përfaqësueses.
Pas portës në të majtë të stadiumit ata kanë vendosur një banderolë ku shkruhet: ‘Sytë dhe zemrën te ju’. Një mesazh i rëndësishëm për futbollistët kuqezinj në prag të takimit tejet të vështirë kundër Anglisë, që është rivali më i fortë në grupin tonë.



