Xhihani: Katër skuadrat italiane që shkojnë në Champions sezonin tjetër

Xhihani: Katër skuadrat italiane që shkojnë në Champions sezonin tjetër

Drejtor i sportit në “Oversport”, Alban Xhihani në emisionin “Sport Zone” në MCN TV, foli për Serie A, duke thënë se në katërshen e parë në fund të sezonit shikon dy skuadrat e Milanos, pra Interin dhe Milanin, si dhe Juventusin me Napolin, duke lënë jashtë zonës Champions skuadra si Atalanta, Roma apo edhe Lazio.

Xhihani foli edhe për “Oversport”, duke thënë se nga muaji i ardhshëm do të ketë surpriza të mëdha.

“’Oversport’ dhe ‘Tibo’, kanë arritur të sigurojnë të drejtat e Serie A për 3 vitet e ardhshme. Në të ardhmen pretendojmë të zhvillohemi më shumë. Serinë A e shikojnë të gjithë, por siç e bëjmë ne nuk e bëjnë të gjithë. Ne i transmetojmë ndeshjet me koment live nga stadiumi, me një grup shumë të mirë, siç është Florjan Myrtja dhe Cindy Marina.

Jemi ne ‘Oversport Albania’, në të djathtë kemi ‘BEIN’ dhe në të majtë ‘DAZN’. Jemi 3 që transmetojmë me të njëjtat kushte, live me koment nga stadiumi. Siç ka ‘DAZN’ Diletta Leotan, ne kemi Cindy. Mund t’ia japim Cindyn ‘DAZN’ vetëm në huazim, nuk e largojmë. (qesh) E rëndësishme është që ne po e zhvillojmë aplikacionin. Oversporti është brenda në ‘Tibo’. ‘Oversport’ momentalisht është vetëm në telefon, por nga tetori do jetë edhe në TV. Bëhuni gati për një surprizë të madhe në tetor.

Allegri dhe Juventusi zbritën njëherë në ferr dhe dolën sërish. Për ta edhe barazimi ndaj Spezia do ishte dështim. Bukur do ishte që kampionati të dilte nga Milano apo Torino. Ta fitojë ndonjë skuadër tjetër, Napoli përshembull. Napoli ka mposhtur Juven në shtëpi. Spaletti fiton me goleada. Napoli ka qenë skuadër interesante në këto vite. Kanë ndryshuar trajnerë për të arritur suksese. Start i mrekullueshëm nuk është rastësor.

Dy milanezet nuk i nxjerr nga katërshja, po mbaj Napolin dhe Juventusin. Allegri te ky Juventus gjen lojtarë që janë 3-4 lojtarë më të vjetër. Ka lojtarë të rinj. Nëse do të vazhdojë, duhet të ketë me vete ekipin. Financat ishin ato që nuk e mbajtën Ronaldon te Juvja. 209 milionë euro humbje këtë vit, do të thotë diçka te Juventusi. 3 vite u plotësua cili i Ronaldos te Juventusi.

Interi është skuadra favorite për të fituar titullin. Kanë marrë Correa dhe Dzeko, që gjithsesi nuk mund të bëjnë Lukakun. Inzaghi dha maksimumin te Lazio dhe kishte nevojë për ndryshim. Interi mund t’ia japë këtë mundësi për të fituar kampionatin.

Strakosha? Tani duhet parë se sa Sarri do të jetë i gatshëm për t’ia dhënë shansin. Ia dhanë mundësinë në Europa League dhe bëri atë gabim. Strakosha duhet ta kalojë sa më shpejt këtë moment. E ardhmja e Lazios është Strakosha, është në vitin e fundit të kontratës dhe mund ta humbasin me parametra zero. Unë mendoj se Sarri do i japë mundësi Strakoshës.”, u shpreh Xhihani.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy