
Ditën e sotme, do të luhen 7 ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Vëmendja më e madhe është padyshim te sfida mes Italisë dhe Anglisë, në Grupin 3 në Ligën A. Të dyja skuadrat futen në fushë për fitore, pasi mbajnë dy vendet e fundit në grup, me Italinë që është në kuotën e 5 pikëve dhe Anglia me 2 pikë.
Në të njëjtin grup do të luhet edhe sfida, mes kryesuesve të Hungarisë dhe Gjermanisë, me këta të fundit që shihen si favoritë.
Në Ligën B, Bosnjë Hercegovina pret Malin e Zi, ndërsa Rumani përballet me Finlandën jashtë.
Në Ligën C, Maqedonia e Veriut luan me Gjeorgjinë, ndërsa Bullgaria përballet me Gjibraltarin. Në Ligën D, Estonia pret në shtëpi Maltën.



