
Transferimi i Edinson Cavanit tek Valencia natyrisht theksoi një goditje cilësore të bardhezinjve në merkato. Pas eksperiencave në Itali dhe Angli , uruguajani në fakt gjithmonë kishte lënë për të kuptuar se Primera Division ishte një ndër dëshirat e tij dhe pavarësisht tundimeve , si përshembull nga Boca Juniors apo Botafogo . Gjatë një interviste për të famshmen ‘ Marca ‘ , 35 vjeçari shpjegoi se pse nuk vendosi për tu transferuar në ‘’ La Bombonera ‘’ . Golashënuesi i vuri theksin projektit ambicioz të spanjollëve të cilët drejtohen nga një legjendë e futbollit italian sic është Gennaro Gatusso. Duhet kujtuar se para disa vitesh, ‘’ El Matador ‘’ ishte pranë transferimit tek Atletico Madridi por ‘’ Los Colchoneros ‘’ nuk arritën akordin me Paris St Germain duke e bërë të pamundur afrimin e ishi-t të Napolit dhe Manchester United. Për më tepër , ashtu si çdo futbollist i këtij kalibri , objektivi i Edinson Cavanit është pjesëmarrja në Europë dhe me kualitetet qe ka kjo skuadër , rruga bëhet edhe më e lehtë . Një tjetër arsye shumë e rëndësishme për vijimin në Europë është se jemi shumë afër Botërorit të Katarit dhe të qënit pjesë e 23-shes që do të përzgjidhet nga Diego Alonso mbetet prioritet sepse ndoshta do të jetë i fundit në karrierë për arsye të moshës që mban mbi supe.



