Seminari për VAR, Pregja: Nuk kishte shembuj nga Superiorja, 3 situatat që u diskutuan

Seminari për VAR, Pregja: Nuk kishte shembuj nga Superiorja, 3 situatat që u diskutuan

Bujar Pregja, ish-gjyqtar ndërkombëtar dhe pjesëtar i Sektorit të Arbitrimit në FSHF, ishte i ftuari i radhës në emisionin “SportZone” në MCN TV. Pregja foli në lidhje me një seminar të mbajtur nga një ish-arbitër i FIFA-s, dje dhe sot, në lidhje me përdorimin e VAR.

Gjithashtu ai u shpreh se në seminarin e mbajtur nuk kishte raste nga Superiore, por ato kryesisht ishin nga Champions League. Pregja tha se VAR është diçka e madhe që është bërë, ndonëse e pranoi se ka pasur, ka dhe do të ketë probleme në lidhje me këtë.

“Seminari është bërë dje dhe sot. Është një program i ri që është futur. Personi që ishte këtu është personi i parë që po merrte me sistemin VAR. Ka pasur probleme dhe do të ketë probleme, siç ndodh në të gjithë botën. Ishte një seminar i programuar nga FSHF dhe UEFA më parë.

Nuk ka asnjë lloj sekret. Bëhet fjalë për perfeksionimin e rregullores dhe funksionim e VAR. Është një sistem që është në vazhdimësi.

Shembuj nga Superiorja në seminar? Jo nuk kishte. Ai kishte programin e tij për atë që do të diskutohej. Kryesisht ishin nga Champions League. Për kampionatin folëm jashtë seminarit dhe ai dha mendimin e tij për këto gjëra. Ai që ishte në seminar, ka qenë për shumë vite një arbitër i FIFA-s.

Folëm për gjëra të rëndësishme. VAR merret vetëm me gjërat që janë fakt. Kur bëhet fjalë për penallti të sigurta, VAR ndërhyn dhe duhet t’i ofrojë arbitrit pamjet më të mira që ka. Së dyti shumë e rëndësishme ishte pjesa ku u diskutua për kartonët e kuq. VAR duhet të ndërhyjë atëherë kur është i sigurt. E treta ishte se në shumë rast ndodh që bëhet gabim, në përcaktimin e personit që bën faull. Kemi aksione, kur arbitri lë aksionin në një faull dhe harron numrin e lojtarit që bëri faullin. Kishte raste kur arbitri në vend të një lojtari, ia kishte dhënë kartonin një tjetër lojtari dhe këtu ndërhyn VAR.

VAR duhet të jetë shumë i kujdesshëm dhe i sigurt në momentin që e thërret arbitrin për rishikim. VAR duhet të jetë i qartë dhe i sigurt në atë vendim që merr. Duhet t’i ofrojë arbitrit pamjen më të mirë. Edhe për këtë duhet një bashkëpunim shumë i mirë me operatorin në VAR. Në seminar herën tjetër do të marrin pjesë edhe operatorët, për t’i dhënë VAR-it pamjet më të mira. Ndoshta do të jenë edhe ato një ndihmesë e madhe për VAR.

Kjo që është bërë është një gjë shumë e madhe. Natyrisht që do të futen edhe të tjerë, për të qenë pjesë e këtij sistemi. Sot dhe dje në seminar ishin të gjithë arbitrat e Superiores, me qëllim që të gjithë të mësojnë nga këto. Edhe ata bashkëpunojnë me VAR.

Ka sistem vlerësimi edhe për ata në VAR. Fillon vlerësimi ndryshe nga arbitri. Edhe VAR-i vlerësohet. Nuk ka vend dhe arsye që arbitri të ketë ego. Arbitri për situatën që ndodhet, ndoshta nuk e shikon një gabim, por kur shkon para ekranit duket ta ndryshojë vendimin.

Në Dinamo-Kukësi nëse nuk gaboj arbitër do të jetë Enea Jorgji.”, u shpreh Pregja.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy