Flamurtari ka mposhtur me shifrat e thella 1-5 Dinamon në “Selman Stërmasi”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të në Kategorinë e Parë.
Vlonjatët e nisën shumë mirë sfidën, duke shënuar dy gola të shpejtë me Pjeshkën në minutën e 26-të dhe jonatan në minutën e 30-të. Gjithçka u bë më e vështirë për kryeqytetasit në minutën e 35-të, kur Fetaj u ndëshkua me të kuq.
Dinamo rihapi sfidën në minutën e 40-trë me një gol nga penallti, por ishte sërish Jonatan, që shënoi të tretin për Flamurtarin.
Pjesa e dytë ishte e qetë, por kuqezinjtë shënuan dy herë të tjera me Camargo në minutat e fundit, duke vulosur shifrat 1-5.
Me këtë fitore, Flamurtari merr kryesimin me 14 pikë, po aq sa edhe Dinamo e vendit të dytë, ndërsa ndjekin Korabi, Skënderbeu dhe Tërbuni me nga 12 pikë.



