
Trajneri i Laçit, Skerdi Bejzade, foli për MCN TV, pas ndeshjes, ku skuadra e tij u mposht minimalisht nga Dinamo City.
Bejzade deklaroi se kundërshtari e meritoi fitoren, duke shtuar se skuadra e tij nuk kishte agresivitetin e duhur.
Në çdo ndeshje krijojmë raste. Është ndeshja e parë që nuk shënojmë. Kishim rast të pastër me Sobovale, që më lehtë e dërgojë në portë se jashtë. Kemi 2-3 ndeshje që e pësojmë të parët. Mund të them se Dinamo City e meritoi fitoren, për gabimet tona, por edhe për agresivitetin që nuk e treguam. Nuk ia dolëm të shënojmë edhe me një lojtar më shumë.
Ujka është një nga lojtarët më të mirë të kampionatit, unë pres më shumë. Kur ai nuk është në ditën më të mirë, ne vuajmë. Nuk do përmendet emra, sepse kur nuk funksionon skuadra, e kemi të gjithë fajin.



