Riyad Mahrez, është lojtari i radhës që transferohet në Arabinë Saudite. Sulmuesi algjerian është prezantuar te skuadra e Al Ahli. Tek kjo skuadër, Mahrez do të gjejë edhe lojtarë të tjerë të afruar nga Premier League, si Firminho dhe Saint-Maxim. Për shërbimet e 32-vjeçarit, Al Ahli ka paguar në arkat e Manchester City rreth 40 milionë euro.



