Jo vetëm afrime, dy titullarët e Erzenit njoftojnë largimin

Jo vetëm afrime, dy titullarët e Erzenit njoftojnë largimin

Erzeni ka qenë një nga skuadrat më aktive në merkato gjatë ditëve të fundit, pasi zgjidhën çështjet e brendshme të klubit.

Klubi shijakas, vazhdon me përforcimin e skuadrës, që në sezonin e ri do të luajë në elitën e futbollit shqiptar, në Kategorinë Superiore.

Përveç afrimeve, tek Erzeni nuk mungojnë as largimet. Ditën e sotme, kanë njoftuar “divorcin” me skuadrën shijakase, dy nga titullarët e sezonit të kaluar.

Bëhet fjalë për mesfushorin Erlis Ymeri dhe mbrojtësi Ditmir Beci. Kanë qenë vetë dy lojtarët, që nëpërmjet rrjeteve sociale kanë njoftuar largimin dhe tani janë në kërkim të një aventure të re.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy