Java e 24 luhet në 3 ditë, spikat derbi Tirana-Partizani

Java e 24 luhet në 3 ditë, spikat derbi Tirana-Partizani

Java e 24-t e Abissnet Superiore do të luhet në 3 ditë, të shtunën, të hënën dhe të martën.

Ndeshja e vetme që do të luhet të shtunën, është edhe ajo me interesin më të lartë, derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Kjo sfidë është planifikuar të luhet në 19:45, në stadiumin “Air Albania”.

E hëna rezervon 3 përballje, ku në 13:45 do të luhen Egnatia-Teuta dhe Kastrioti-Laçi, ndërsa 3 orë më vonë luhet një tjetër supersfidë, ajo mes Kukësit dhe Vllaznisë në “Elbasan Arena”.

Sfida që mbyll javën e 24-t, është ajo mes Skënderbeut dhe Dinamos, e cila është planifikuar për të martën në orën 16:45, në stadiumin e Korçës.

NDESHJET:

E shtunë, 5 mars:

Tirana-Partizani ora 19:45 (Air Albania)

E hënë, 7 mars:

Egnatia-Teuta ora 13:45 (Rrogozhinë)

Kastrioti-Laçi ora 13:45 (Kamzë)

Kukësi-Vllaznia ora 16:45 (Elbasan Arena)

E martë, 8 mars:

Skënderbeu-Dinamo ora 16:45 (Korçë)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy