
Napoli i ka mahnitur të gjithë këtë sezon, teksa ka bërë shumë mirë, duke kryesuar për disa javë dhe tashmë e sheh veten në vendin e tretë me vetëm 2 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Milani.
Padyshim meritën më të madhe për këtë e ka trajneri Luciano Spalletti, i cili ka krijuar një skuadër kompetitive.
Për trajnerin italian nuk i ka kursyer elozhet as presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis. Ky i fundit në një intervistë të dhënë, është shprehur se Spalletti është trajneri më i mirë që ka marrë te Napoli.
“Spalletti, është trajneri më i mirë që kam sjellë tek Napoli. Ai ndryshe nga të tjerët, eksperimentoi me ato lojtarë që kishte dhe arriti në konkluzionet e tija për lojtarët dhe skemat e lojës. Bëri zgjedhjen më të mirë të mundshme për të mirën e klubit dhe ja ku jemi sot. Ndodhemi në vendin e tretë aktualisht me 36 pikë, dy pikë pas vendit të parë. Me Spallettin në krye mund ta them me bindje se jemi në garë seriozisht për të fituar Seria A”, u shpreh De Laurentiis.



