Napoli, ofensivë për Nacho Fernandez

Napoli, ofensivë për Nacho Fernandez

Përfundimi i kontratës me Real Madridin në qershorin e 2024-tës konsiderohet një mundësi për ekipet e njohura për tu përforcuar me shërbimet e Nacho Fernandezit.

Fillimisht ishte Roma dhe tashmë Napoli ka treguar interes për ta transferuar spanjollin në Serinë A.

Duke qenë se hapësirat nuk janë të mjaftueshme tek ‘’ Galaktikët ‘’, për 33 vjeçarin mund të jetë një shans për të siguruar një rol titullari, në këtë rast tek kampionët në fuqi të kampionatit italian.

Megjithatë është ende herët për të dhënë një verdikt por për Nacho Fernandez interesi i ‘’ Il Partenopei ‘’ tregon se vijon të jetë një element cilësor në prapavijë.

Gjatë gjithë karrierës, lojtari i lindur në Alcala de Henares i ka qëndruar besnik kryeqytetasve por duke qenë se është në metrat e fundit të saj, aktivizimi i pandërprerë natyrisht konsiderohet një prioritet absolut për avancimin e mëtejshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy