
Feyenoord fitoi ndeshjen e parë ndaj Romës në Holandë, të vlefshme për fazën çerekfinale në Europa League.
Holandezët iu falën një goli të shënuar nga Wieffer në minutën e 54-t, për të marrë fitoren.
Ndërkohë Roma humbi një mundësi të artë shënimi, pasi Pellegrini gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 43-të.
Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Itali, ku Roma do të kërkojë me çdo kusht përmbysjen.



