Manchester City sulm për Pogban

Manchester City sulm për Pogban

 Fakti se kontrata e Paul Pogbas tek Manchester United përfundon në 30 qershor , sigurisht i ka prodhuar shumë avantazhe disa klubeve të njohura për ta transferuar francezin.

Duke qenë se konsiderohet  një lojtar tepër cilesor, pas Real Madridit, Barcelonës dhe  Paris St Germain , sipas prestigjozes britanike ‘ Daily Mail ‘ Manchester City ka nisur ofensivën për 29 vjeçarin.

Nëse i referohemi katalanasve , shitja e Frenkie de Jong i detyron të mbushin boshllëkun në mesfushë dhe kualiteti normalisht duhet të shtohet me një peshë të rëndë.

Eksperienca e Paul Pogba vlerësohet shumë nga Xavi Hernandez i cili e njeh shumë mirë këtë repart por duke qenë se ‘’ The Citiziens ‘’ janë përfshirë në këtë histori, do të jetë e ndërlikuar që ‘’ Blaugranët ‘’ t’ia hapin dyert e ‘’ Camp Nout ‘’.

Prej kohësh parashikohej diçka e tillë sepse kampioni në fuqi i botës është një vlerë e shtuar në mesfushë dhe duhet pritur se cili projekt do ta bindë më tepër pasi skuadrat e sipërpermendura janë ndër më të shquarat e Europës dhe mund ti mundësojnë trofetë në të ardhmen ishi-t të Juventusit .

Në rastin konkret, bardhekaltërit vijojnë të zhgënjyer për eleminimin nga Champions League por Pep Guardiola do të tentojë deri sa ta dërgojë këtë trofe në ‘’ Etihad Stadium ‘’ pasi konsiderohet prioritet absolut i gjigandëve të Premier Leagues me objektivin e  shëndërrimit në një ekip të kompletuar.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy