Roma, tjetër goditje në merkato

Roma, tjetër goditje në merkato

Në orët e fundit drejtuesit e Romës kanë arritur një tjetër marrëveshje në merkaton verore.

Për të parën herë në historinë e Serisë A një lojtar nga Arabia Saudite i është bashkuar kësaj lige.

Saud Abdulhamid ka firmosur me ‘’ Verdhekuqtë ‘’ por lajmi ende nuk është bërë zyrtar. 

Mbrojtësi ishte pjesë e Al- Hilal dhe Al- Ittihad, i cili për të parën herë në karrierë i bashkohet një ekipi me shumë histori, sidomos në Itali.

Edhe me kombëtaren 25 vjeçari nga Yeda është grumbulluar rregullisht nga Roberto Mancini, i cili në sezonin e shkuar me ekipin e tij u aktivizua në 46 sfida, shënoi 3 gola dhe shërbeu me 8 asiste.

Ky transferim i ka kushtuar presidentit Dan Friedkin 2.5 milionë euro dhe traineri Daniele de Rossi do ta ketë në dispozicion bashkë me turkun Zeki Çelik.

Largimi i Rick Karsdorp nga ‘’ Olimpico ‘’ sigurisht i përshpejtoi lëvizjet e drejtuesve dhe nëse i referohemi Saud Abudulhamid, duhet theksuar se do të jetë i gatshëm për supersfidën e kësaj fundjave të cilën Roma do ta zhvillojë kundër Juventusit në ‘’ Allianz Stadium ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy