
Kyle Walker është konsideruar një ndër referentët e prapavijës së Manchester City-t në vitet e fundit.
Mirëpo dëmtimet e shpeshta kanë influencuar në dhënien e maksimumit nga anglezi në fushën e lojës, fakt që nuk është toleruar nga traineri Pep Guardiola.
Në sajë të kësaj situate, drejtuesit e ‘’ Qytetarëve ‘’ kanë filluar të kërkojnë një opsion për ti ardhur në ndihmë krahut të djathtë të mbrojtjes dhe kanë zgjedhur Jeremie Frimpong.
Hollandezi ka bërë mirë me Bayer Leverkusenin gjatë katër sezoneve e gjysmë, ndërkohë që kontrata e Kyle Walkerit me bardhekaltërit skadon në qershorin e 2026-tës.
23 vjeçari ka demostruar se mbetet një ndër më të mirët e Europës, shumë i shpejtë dhe efektiv sidomos në duelet një kundra një.
Një transferim i mundshëm në ‘’ Etihad ‘’ mund të rezultojë një zgjedhje shumë e mirë për vijimësinë në karrierë pasi flitet për një ndër klubet më cilësorë, në Angli dhe Europë edhe pse në kohët e fundit ka patur luhatje, diçka mëse normale në futboll.
16 sfida dhe 1 numëron Jeremie Frimpong me të ashtuquajturit ‘’ Aspirinat ‘’, një ekip që ka ndryshuar totalisht nën drejtimin e Xabi Alonsos.



