Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Kukësit dhe Partizanit, të vlefshme për javën e 14-të në Abissnet Superiore.
Të kuqtë nga kryeqyteti kryesojnë 0-1, falë një supergoli të shënuar në minutën e 11-të nga Emiljano Musta. Ky i fundit ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, nga një distancë e largët.
Partizani kishte edhe dy raste të tjera për shënim në fundin e pjesës së parë, por Tedi Cara nuk ia doli ta dërgojë topin në rrjetë, ndonëse në të dyja rastet ishte i vetëm me portierin Tafas.
Në minutën e 44-t, edhe Mala i shkoi shumë afër golit, por gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën e djathtë.



