Bajrami: Jam i lumtur me trajnerin Sylvinho, më ka ndihmuar shumë

Bajrami: Jam i lumtur me trajnerin Sylvinho, më ka ndihmuar shumë

Mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami, foli para mediave, pas grumbullimit për ndeshjet e muajt shtator, ndaj Çekisë dhe Polonisë.

Bajrami deklaroi se kuqezinjtë do të tentojnë fitoren ndaj Çekisë, ndërsa foli me superlativa për trajnerin Sylvinho, për të cilin tha se e ka ndihmuar shumë.

Isha shumë i lumtur që i shënova dy gola në ndeshjet e qershorit. Tani me Çekinë kemi një ndeshje shumë të vështirë. E dimë që është një kundërshtar fizikisht i fortë, por ne e përgatisim ndeshjen sa më mirë. Jemi të gjithë çunat gati dhe do e japim maksimumin për këtë ndeshje.

Kam folur edhe me trajnerin, më ka ndihmuar shumë. Më ka ndihmuar mentalisht dhe jam shumë i lumtur që ka ardhur Sylvinho këtu. Duhet të vazhdoj kështu, që në ndeshjen me Çekinë ta ndihmoj skuadrën edhe një herë. Me rëndësi është që të marrim tre pikët.

Flasim çdo ditë më Asllanin dhe Ardianin. Jam shumë i lumtur që tani edhe Berisha e ka gjetur skuadrën. Edhe dje luajti shumë mirë. Me rëndësi tani është ndeshja me Çekinë. Jemi të gjithë gati, të gjithë çunat kanë minuta në këmbë dhe kjo është me rëndësi për ne.

Të gjithë duhet të jemi në formë, nuk ka një lojtar ose dy lojtarë që e ndryshojnë lojën. E gjithë skuadra duhet të jetë në formë dhe ta përgatisim ndeshjen sa më mirë, të fusim shpirtin në fushë.

Nuk kam folur ende me trajnerin, pasi kam ardhur dje, por besoj se të gjithë çunat jemi gati. Ta përgatisim ndeshjen sa më mirë, të japim maksimumin. E dimë që Çekia është e fortë fizikisht, por ne jemi gati.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy