
Federata Gjermane e Futbollit, ka pezulluar për një vit trajnerin Markus Anfang. Shkak për këtë është bërë certifikata e vaksinimit, e trajnerit, e cila ishte e falsifikuar.
Menjëherë pas nisjes së hetimit ndaj tij, Anfang dha dorëheqjen nga drejtimi i Werder Bremen. Përveç pezullimit për një vit, për shkak të mashtrimit me certifikatën e vaksinimit, tekniku gjerman është dënuar edhe me 20 mijë euro gjobë.
Anfang ka mundësinë ta ulë dënimin, para muajit qershor, nëse dorëzon një certifikatë të rregullt të vaksinimit.



