
Dritan Mehmeti u rikthye në drejtimin e Dinamo City, ku pasoi trajnerin italian, Luigi Di Biagio.
Mehmeti e njeh mirë ambientin dhe shtoi se e kishte të thjeshtë për të marrë vendimin. Tekniku 43-vjeçar deklaroi se është djalë i shtëpisë dhe ka marrë përgjegjësinë për ta nxjerrë Dinamon nga situata e vështirë ku ndodhet.
E kisha të thjeshtë vendimin, sepse jam djalë i shtëpisë te Dinamo. Kemi marrë përgjegjësinë për ta ndryshuar situatën, mentalitetin e skuadrës. Të gjithë bashkë do të bëjmë gjithçka për të mirën e Dinamos. Falënderoj presidentin Adrian Bardhi dhe klubin për besimin që më kanë dhënë. Presidenti jep gjithçka për ekipin, ai dhe tifozët janë pjesa më e pafajshme në këtë situatë. Koha besoj do të na japë të drejtë. Tani është koha të punojmë.
Mehemti do të bëjë debutimin e tij në stolin e Dinamos në fundjavë, në sfidën ndaj Tiranës, një derbi që premton spektakël.



