Arsenali duket se është me një këmbë në çerekfinale, pas fitores 0-2 në “San Siro” kundër Milanit.
Nuk kishte pësuar asnjë humbje në vitin 2018 në të gjitha garat, por Milani i Gennaro Gattusos tashmë e ka shijuar disafatën
Ka rezultuar spektakolare 90 minutëshi i parë në "San Siro", me aktin e parë që u fitua nga miqtë. Të dy golat e takimin u shënuan në pjesën e parë të lojës. Ishte mesfushori armen Henrick Mkhitaryan ai që zhbllokoj shifrat, pas një aksioni model. Pasi i bëri një kontroll të mirë topit në stopim, ish-mesfushori i Manchester United shmangu Calabria dhe me një të djathtë të fortë mposhti Donnarummën.
Dyfishimi erdhi në limitet e pjesës së parë, me Ramsey. Uellsiani u shërbye mjaft bukur nga Ozil, dhe pas shmangu dhe Donnarumma e dërgoj topin në rrjetë.
Fitore arriti dhe Atletiko Madrid që mposhti pastër 3-0 Lokomotiv Moskow. Golat e takimit u shënuan nga Saul, Costa dhe Koke. Bindi dhe Lyon, që në transfertën ruse, mposhti Cska Moskow 0-1.
Befasia e mbrëmjet erdhi nga "Signal Iduna Park" me Salbzburg-un që ju fal dy golave të Valon Berishës për të mposhtur 2-1 verdhezijtë e Dortmund.
Ylli kosovar zhbllokoj takimin në minutën e 49-të përmes një 11 metërshi. Dyfishimi erdhi pas 7 minutash përsëri me autor Berishën. Goli i Schurrle në minutën e 62-të shërbeu sa për statistikë.
Rezultatet
AC Milan 0 – 2 Arsenal
/ 15′ Mkhitaryan, 45+5′ Ramsey
Atl. Madrid 3 – 0 Lokomotiv Moscow
22′ Niguez, 47′ Costa, 90′ Koke /
CSKA Moscow 0 – 1 Lyon
/ 68′ Marcelo
Dortmund 1 – 2 Salzburg
62′ Schurle / 49′, 56′ Berisha



