Starova: Dinamo nuk vodhi asgjë, duket që do ecin përpara

Starova: Dinamo nuk vodhi asgjë, duket që do ecin përpara

Sulejman Starova, në rolin e specialistit të futbollit, në emisionin “Skaner” në MCN TV, tha se Dinamo mori një fitore të rëndësishme ndaj Kukësit.

Starova, ndër të tjera shtoi se me lojën, Dinamo tregoi se do të ecë përpara. Megjithatë ai veçoi edhe problemet e kryeqytetasve në mbrojtje.

“Për Dinamon është një fitore në fillim të vitit. Kjo fitore bën që të harrohen e kaluara dhe të synohet për më lart. Isha kurioz të shikoja punën që ishte bërë në fazën përgatitore, te të dyja ekipet.

Të dyja skuadrat u morën shumë me fazën defensive. Rastet ishin me pikatore. Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, inteligjenca e Imamit solli golin. Dinamo nuk vodhi asgjë. Kukësi vazhdon me probleme në mbrojtje. Reginaldo do bëjë mirë mendoj unë.

Mund të shënonte edhe Kukësi, siç shënoi Dinamo. Duket që Dinamo do të ecë përpara.

Dinamo kaloi në avantazh dhe nuk i falet që të kenë 3 raste për të pësuar gol. Kjo është edhe për stafin. Krahu i majtë i Kukësit, ishte i lexueshëm dhe nuk u morën masa. Dinamos ishte duke i ikur ndeshja nga duart. U bë java e 3-të që i shpëton portieri. Ishin duke i humbur 3 pikët.”, u shpreh Starova.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy