
U luajtën ditën e sotme, katër ndeshje, të vlefshme për javën e 13-të në Kategorinë e Parë.
Apolonia dhe Korabi, barazuan 2-2 mes tyre, në një ndeshje të luftuar deri në fund. Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, në të dytën fierakët zhbllokuan sfidën me një gol të Umejiego në minutën e 53-të.
20 minuta më vonë, ishte Marku që vendosi baraspeshën, ndërsa Umeijego shënoi sërish në minutën e 89-të, duke krijuar iluzionin sikur 3 pikët do të shkonin për Apoloninë. Megjithatë Korabi nuk u dorëzua dhe në frymën e fundit barazoi sfidën me Cemën.
Në sfidat e tjera, Luzi triumfoi 2-0 në duelin e mbijetesës ndaj Tomorit. Nuk prodhoi fitues Kastrioti-Burreli, që u mbyll në barazim pa gola.
Ndërkohë Bylis triumfoi 2-0 ndaj Flamurtarit, në sfidën që u transmetua në MCN 24.



